Coutinho po mendon vetëm për finalen, jo për të ardhmen

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 23:33
Coutinho po mendon vetëm për finalen, jo për të ardhmen

“Nuk jam duke menduar për të ardhmen”, ka thënë Coutinho në një intervistë derisa ka thënë se fokusi i tij i tërë “do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve”

Mesfushori braziliani ka refuzuar të përgjigjet për shkrimet e mediave të cilat thonë se ai do të largohet nga skuadra e Hansi Flick pas finales se Ligës së Kampionëve.

Philippe Coutinho thotë se ai është “i përkushtuar në finale” për ta fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin dhe insiston që ai nuk është duke menduar për të ardhmen.

“Jam tërësisht i fokusuar në këtë garë. Është një mundësi unike për ne. Jam shumë i lumtur që jemi në vinale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Coutinho për Esporte Interativo kur është pyetur për thashethemet për një transfer të mundshëm pas fitores kundër Lyon. “Jam tërësisht i fokusuar në këtë garë. Është një mundësi unike për ne. Jam shumë i lumtur që do të jemi në finalen e Ligës së Kampioneve”.

“Për të ardhmen tim, nuk kam menduar sepse jam duke menduar vetëm për finalen.

I huazuar nga Barca ai do të përballet me bashkëatdhetarin e tij Neymar në finale të Ligës së Kampionëve, dhe e di shumë mirë se përballë do të këtë një ekip me lojtarë të shtrenjtë.

“Ne nuk kemi biseduar për këtë ndeshje. Jam i sigurt se tërë skuadra dhe unë jemi të fokusuar në këtë ndeshje”, tha Coutinho.

“PSG është një skuadër e fortë me sulm të shpejt. Nuk ka nevojë të përmend çfarë lojtarë të fortë ka, Neymar të cilin e njeh tërë bota. Ata kanë edhe mbrojtje solide. Do të jetë një ndeshje e madh, një finale e madhe”. 

(Kosova Sot Online)