ZYRTARE: Barcelona prezanton ndihmësit e Koeman

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 12:05
ZYRTARE: Barcelona prezanton ndihmësit e Koeman

Barcelona prezantoi pak ditë më parë trajnerin e ri të ekipit, që do të jetë Ronald Koeman, i cili pason në stol të shkarkuarin Quique Setien.

Ditën e sotme, klubi blaugrana ka kompletuar plotësisht stan teknik, teksa ka prezantuar edhe dy ndihmësit e trajnerit të ri. Ndihmësit e Ronald Koeman do të jenë Alfred Schreuder, i cili ka drejtuar së fundmi Hoffenheim, si dhe ka qenë asistent tek Ajaxi për 3 vite. Gjithashtu, stafit i është bashkuar edhe një njohje e vjetër e Barcelonës si Henrik Larsson. sh-sulmuesi ka qenë trajner i Helsingborgs më Suedi vitin e shkuar dhe tashmë nis një aventurë të re si asistent i trajnerit Koeman te Barcelona.

(Kosova Sot Online )