Marash Kumbulla mund të qëndrojë edhe një sezon te Hellas Verona

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 14:57
Marash Kumbulla mund të qëndrojë edhe një sezon te Hellas Verona

Megjithatë, Marash Kumbulla mund të qëndrojë edhe një sezon te Hellas Verona.

Kështu ka thënë numri një i klubit, Maurizio Setti, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Kumbulla lidhet me Napolin dhe Interin tash e disa muaj, derisa Setti thotë se gjithçka do të marrë fund pasi Interi të përfundojë aventurën në Europa League, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë e qëndrimit te Veron.

“Jemi duke pritur që të përfundojë Europa League”, tha ai. “Por nuk është vetëm Interi, edhe klube të tjera janë të interesuara”. “Ne ende s’mund ta përjashtojmë se ai ndoshta do të qëndrojë”. 

(Kosova Sot Online)