Vazhdon ‘telenovela’ Muriqi-Lazio, në Turqi një klub e do shumë shitjen e sulmuesit në Serie A

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 16:45
Vazhdon ‘telenovela’ Muriqi-Lazio, në Turqi një klub e do shumë shitjen e sulmuesit në Serie A

Nga njëra anë Lazio, nga ana tjetër Fenerbahce, ndërsa në mes mbetet sulmuesi Vedat Muriqi, synimi numër një i Igli Tares për të forcuar sulmin.Negociatat dukej se ishin në rrugë të dukur, por tani ka një pengesë. Mësohet se 18 milion euro (16 +2 bonuse) nuk janë të mjaftueshëm për turqit, shifër që e kishte ofruar Lazio. Vizitat mjekësore dhe fluturimi i sulmuesit tonë për në kryeqytetin italian ishte parashikuar të dielën ose të hënën, me që do të bashkohej pastaj me ekipin. Klubi nga Stambolli, ka lëshuar një deklaratë të mërkurën kur ka shkruar se nuk ka marrëveshje mes klubeve. Ndërkohë, klubi turk Rizespor, ku ka luajtur më parë Muriqi, po fërkon duart për një transferim të lojtarit te Lazio, shkruan Corriere dello Sport.

Nga shitja e Muriqit, ku klub do të marr 15% të shumës. Presidenti, i Rizespor, Hasan Kartal, ka thënë se klubi që ai drejton vetëm ka bërë matematikat se sa do të fitojë. “Nëse Muriqi do të kishte qenë akoma me ne, nuk do të ishte vlerësuar me 18 milionë euro. Që kur ai ishte në Fenerbahce, çmimi i tij është rritur”. “Nëse shitja bëhet, ne do të marrim 15 për qind”. Nga matematikat e bëra në arkat e Rizespor, duhet të shkojnë pak më shumë se 2 milionë euro. Klubi i Rizespor ka thënë se është në pritje.

(Kosova Sot Online )