Juventusi do t’i shkëpusë kontratat me Higuainin e Khediran

  • S.A /
  • 22 August 2020 - 08:52
Juventusi do t’i shkëpusë kontratat me Higuainin e Khediran

Juventusi thuhet se nuk do të vazhdojë më me Gonzalo Higuainin dhe Sami Khediran.

Zonja e Vjetër nuk i sheh ata më në planet e tyre, andaj janë të lirë që në këtë verë të kërkojnë skuadër të re.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Andrea Pirlo do të takohet me dy lojtarët dhe do u konfirmojë se nuk janë pjesë e taktikave të tij.

Higuain ka kohë që lidhet me një largim nga torinezët, pas një huazimi të dështuar te Milani dhe Chelsea.

Në anën tjetër, Khedira më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur, andaj Pirlo dëshiron t’i largojë dy lojtarët që janë në perëndim të karrierës së tyre.

(Kosova Sot Online )