Lincoln Red Imps me njoftim për tifozët që duan ta ndjekin ndeshjen me FC Prishtinën

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 12:27
Lincoln Red Imps me njoftim për tifozët që duan ta ndjekin ndeshjen me FC Prishtinën

FC Prishtina sot pret të nis aventurën në Ligën e Evropës ku do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet të martën e kaluar por pasi tetë futbollistë bardhekaltër rezultuan pozitivë në testin për COVID-19, ndeshja u shty për të shtunën, duke detyruar drejtuesit klubit të formojnë një ekip krejtësisht të ri nga klubet e Superligës.

Ndeshja zhvillohet prej orës 18:00, në “Victoria Stadium” pa praninë e toifozëve për shkak të pandemisë COVID-19.

Skuadra nga Gjibraltari ka njoftuar se ndeshjen do ta transmetojë live përmes faqes zyrtare te saj, duke e shpërndarë edhe likun ku mund ta ndiqet ndeshja. 

(Kosova Sot Online)