Portieri serb që hoqi flamurin kuq e zi nga fusha në Shqipëri ka këtë mesazh

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 12:47
Portieri serb që hoqi flamurin kuq e zi nga fusha në Shqipëri ka këtë mesazh

Vilson Cakoviç, është ky portieri i rritur në akademinë e Crevena Zvezdës dhe që aktualisht luan me ekipin e Asirisë në Suedi. Përpara disa kohësh gardiani serb ka qenë pjesë edhe e futbollit në Shqipëri pasi ka mbrojtur fanellën e Apolonisë. Për tifozët shqiptarë mbetet tërësisht i njohur në saj të një episodi të ndodhur në ndeshjen mes Apolonisë dhe Tiranës. Pak kohë pas dronit të valvitur në Beograd, një tifoz zgjodhi të valviste flamurin shqiptar përpara Cakoviç dhe ky i fundit ia largoi nga duart duke shkaktuar polemika të mëdha për mënyrën e “përdhosjes” së simboleve shqiptare.

Teksa përballja mes Zvezdës dhe Tiranës afrohet gjithmonë e më shumë, disa sekrete për mënyrën sesi mund të thyhen bardheblutë vijnë edhe nga ana e Cakoviç. Në një intervistë për mediat serbe ka këshillësuar Zvezdën se nuk duhet të nënvlerësojë asgjë sa i përket kundërshtarit të saj, pasi do të binte në grackë. Ndërkohë kur flitet për një pikë të dobët përmenden golat e papritur që pëson Ilion Lika dhe thekson gjuajtjet e forta qendrore të cilat portieri i Tiranës i ka të vështira për t’i kontrolluar dhe për t’i hequr nga zona e rrezikut.

“Tirana nuk është aspak një ekip naiv dhe nuk duhet të futemi lehtë në ndeshje, për të nënvlerësuar rivalin. Nëse heq Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit, ekipet e Superiores në Shqipëri janë në të njëjtin nivel me elitën e futbollit në Serbi. Ekipet janë të një cilësie të ngjashme me të gjitha skuadrat e tjera në kampionatin tonë, që do të thotë se ata kanë cilësinë për të befasuar dhe të tregohen më të fortë edhe se vetë aftësitë e tyre, shkruan sportekpres nga Tirana.

Gjëja më e rëndësishme për Zvezdën është të hyjë në ndeshje seriozisht dhe të mos e nënvlerësojë kundërshtarin. Përndryshe, ata do të bien në grackë sepse Tirana me siguri do të luajë për gjithçka ose për asgjë. Tirana nuk ka cilësi për të garuar me Zvezdën. Nuk ka dyshime se kampioni serb me përforcimet së fundmi është një ekip më i mirë. Tirana do të luajë në mbrojtje dhe do tentoj kundërsulmet, atje ku kushton çdo gabim.

Portieri i tyre? Është Ilion Lika, kur isha unë në Shqipëri ai mbronte portën e Flamurtarit dhe ishte vërtet fantastik, një nga më të mirët në kampionat. Në ndeshjet që unë pashë nga sezoni i shkuar, Lika pëson disa gola të papritur. Ka një problem me vlerësimin e saktë të gjuajtjeve në qendër dhe kjo do të jetë shansi i Zvezdës. Sa mirë që nuk do të ketë tifozë në stadium pasi do të ishte e zjarrtë dhe do t’i jepnin shumë zemër Tiranës. Zvezda ka avantazh se luan në një stadium modern si “Air Albania” i cili nuk ka probleme”, u shpreh Cakoviç.

(Kosova Sot Online)