Fjalët e para të talentit shqiptar të Chelseas pas huazimit te Vitesse

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 14:53
Fjalët e para të talentit shqiptar të Chelseas pas huazimit te Vitesse

Armando Broja tashmë zyrtarisht është lojtar i Vitesses.

Chelsea beson te talenti shqiptar dhe ka vendosur ta huazojë për një sezon, për t’u zhvilluar më shumë si futbollistë.

Pas prezantimi si lojtari më i ri i Vitesses, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i skuadrës holandeze.

Broja do të luajë si i huazuar nga Chelsea për 1 sezon te verdhezinjtë nga Arnhemi dhe i ka të qartë shembujt që duhet të ndjekë.

“Unë di shembujt e Mason Mount, apo edhe të Leëis Baker dhe Dominik Solanke. Unë e shoh Vitesen si ekipin ideal për veten që të mund të bëj “rrugë”, të marr eksperiencë dhe të kem minutazh të mjaftueshëm për të luajtur”, tha ai.

“Dua që të rritem sa më shumë si individ dhe si futbollist. Mbi të gjitha, dua që të shënoj sa më shumë gola. Unë do të jap gjithçka që t’ia arrij kësaj”. 

(Kosova Sot Online)