Abrahmovich jep “dritën e gjelbër” te Chelsea për transferimin e tre lojtarëve

  • S.A /
  • 22 August 2020 - 16:05
Abrahmovich jep “dritën e gjelbër” te Chelsea për transferimin e tre lojtarëve

Roman Abramovich thuhet se i ka dhënë dritën e gjelbër Chelseat për të transferuar Ben Chilwellin, Kai Havertzin dhe Declan Ricen, sipas mediave në Angli.

Pronari i The Blues i ka dhënë leje trajnerit Frank Lampard dhe drejtoreshës Marina Granovskaia që të vazhdojnë me transferime të mëdha në këtë verë.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, Abramovich është i gatshëm që të shpenzojë plus 50 milionë euro për tri transferimet, pas shitjeve që bënë në verën e kaluar.

Roman Abramovich (Getty Images/Guliver)

Skuadra londineze tashmë ka transferuar Timo Werner dhe Hakim Zyechin, derisa janë afër atij të Chilwellit nga Leicesteri.

Edhe Rice i West Hamit pritet që shumë shpejtë të mbyllë rikthimin në Stamford Bridge, pasi kishte dalë pikërisht nga akademia e Chelseat.

Në anën tjetër, më i vështirësuar është akordi i Bayer Leverkusenin që po kërkon 100 milionë euro nga shitja e Havertz.

(Kosova Sot Online )