Ndeshja e Prishtinës: Vendasit duan të luajnë por gjendja është e pashpresë

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 17:35
Ndeshja e Prishtinës: Vendasit duan të luajnë por gjendja është e pashpresë

Derisa kanë mbetur edhe një orë deri në fillimin e ndeshjes Lincoln Red Imps – Prishtina, FC Prishtina në faqen e saj zyrtare ka publikuar një njoftim që duket “i pashpresë”

FC Prishtina, ashtu si të martën edhe sot i rezultuan tetë lojtarë të infektuar me COVID-19 dhe edhe sot ndeshja mund të mos zhvillohet.

“Të martën skuadra i kishte 14 lojtarë në dispozicion dhe autoritetet e Gjibraltarit kishin urdhëruar Prishtinën të lëshonte vendin e tyre. Ndërsa sot, vendasit duan të zhvillojnë ndeshjen (!)”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.

Sipas tyre këtu është duke kontribuuar shumë edhe përfaqësuesi i FC Prishtina në Gjibraltar, Bajram Shala.

“Përfaqësuesi i klubit, Bajram Shala, me autoritetin tij nga përvoja shumëvjeçare në FFK në raport me UEFA, po bënë përpjekje të jashtëzakonshme me autoritetet e UEFA-s ,që Prishtina t’i ketë 11 futbollistë në dispozicion. Gjendja duke mjaft e pashpresë, por klubi do të bëjë gjithçka çka është në mundësitë e saj”, thuhet në fund të komunikatës.

(Kosova Sot Online)