Futbollistët e Lincoln përfundojnë nxehjen, ende nuk është vendosur për fatin e ndeshjes

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 18:11
Futbollistët e Lincoln përfundojnë nxehjen, ende nuk është vendosur për fatin e ndeshjes

Gjërat kanë mbetur në mjegull për atë se a do të mbahet apo jo ndeshja në mes të Lincoln-FC Prishtinës

Lojtarët e Lincoln kanë përfunduar nxehjen e tyre dhe pritet që në ora 18:00 të fillojë ose jo ndeshja.

Derisa të martën skuadra e Lincoln nuk ishte për zhvillimin e ndeshjes, të shtunën ata janë për t’u zhvilluar ajo, mirëpo kjo besohet se është bërë me prapavijë pasi që pas nxehjeve në pamundësi që Prishtina ta luajë ndeshjen ata të fitojnë me rezultat në tavolinë.

Ndeshja ishte paraparë që të nisë në ora 18:00 në Gjibraltar.

Por, FC Prishtina u godit prapë nga COVID-19 dhe ndeshja ende nuk dihet a do të zhvillohet.

Sipas një mediumi në Gibraltar skuadra e Prishtinës vazhdon të jetë e izoluar në hotelin e saj.

Ndeshja është e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Evropës.

(Kosova Sot Online)