Prishtina konfirmon anulimin e ndeshjes, fajin ia lënë Gjibraltarit

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 18:54
Prishtina konfirmon anulimin e ndeshjes, fajin ia lënë Gjibraltarit

FC Prishtina ka konfirmuar me anë të një lajmërimi në Facebook se ndeshja Lincoln-FC Prishtina nuk do të zhvillohet

Fajin edhe këtë herë FC Prishtina ua ka lënë autoriteteve të Gjibraltarit, të cilët sipas tyre e kanë anuluar ndeshjesn.

“Ndeshjen, sërish, si herën e parë, e anulojnë autoritetet e Gjibraltarit dhe jo UEFA”, shkruan në këtë njoftim të FC Prishtinës.

Anulimi i ndeshjes është konfirmuar edhe nga Lincoln Red Imps.

Në anën tjetër presidenti i Lincoln Red Imps ka konfirmuar për GBC se ndeshja është anuluar. Dylan Viagas ka thënë se i mbetet në dorë komitetit të UEFAs për të vendosur se çfarë do të ndodh më vonë.

Lincoln Red Imps F.C ishte paraparë që të luhet ditën e martë të kësaj jave por ajo ishte shtyrë për shkak se tetë lojtarë u testuan pozitivë me COVID-19.

UEFA mori vendim që ndeshja të zhvillohet sot (e shtunë) dhe se për këtë duhet të krijohet një ekip i ri me staf të ri teknik.

Por edhe ekipi i dytë i Prishtinës rezultuan të jenë tetë lojtarë me COVID-19. 

 

Ndeshjen, sërish, si herën e parë, e anulojnë autoritetet e Gjibraltarit dhe jo UEFA Pas pak njoftimi i plotë i klubit

Publiée par FC Prishtina sur Samedi 22 août 2020

 

(Kosova Sot Online)