Whyte pasi pësoi nokaut dërrmues: E mbizotërova plotësisht Povetkinin, dua rimeç

  • 23 August 2020 - 13:36
Whyte pasi pësoi nokaut dërrmues: E mbizotërova plotësisht Povetkinin, dua rimeç

Whyte pasi pësoi nokaut dërrmues: E mbizotërova plotësisht Povetkinin, dua rimeç

Dillian Whyte thotë se e mbizotëroi plotësisht Alexander Povetkinin, para se ta merrte një goditje tronditëse dhe dërrmuese e cila ia humbi meçin, si dhe kërkoi menjëherë rimeç ndaj rusit.

Shpresat e Whyte për të luftuar për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda morën goditje të rëndë të shtunën, pasi Alexander Povetkin e mundi atë me nokaut mahnitës, edhe pse iu desh të ngrihej nga tapeti dy herë paraprakisht.

Boksieri rus i kishte humbur keq tri rundet e para dhe u rrëzua dy herë në rundin e katërt nga Whyte,.

Por tamam kur u duk se Whyte ishte buzë triumfit, i cili do t’ia jepte mundësinë për të luftuar për titullin e kampionit të botës në WBC, Povetkin ia ka një goditje dërrmuese me të majtën në rundin e pestë.

Whyte, i cili pati nevojë për tretman mjekësore, kërkoi menjëherë rimeç kundër rusit.

“A mund ta kemi një rimeç në dhjetor?” e pyeti Whyte promotorin Eddie Hearn.

“Në rregull. Mirë jam. Mirë jam. Ishte thjesht një goditje që e mora”, shtoi ai.

“Unë po e mbizotëroja atë. Ndodhi çfarë ndodhi. Dua rimeç, në rregull. Ky është boksi në kategorinë e rëndë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)