Doncic me treshe vendimtare në sekondën e fundit i siguron fitoren Dallasit, barazohet seria ndaj LA Clippers

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 09:35
Doncic me treshe vendimtare në sekondën e fundit i siguron fitoren Dallasit, barazohet seria ndaj LA Clippers

Luka Doncic ka qenë hero i Dallas Mavericks edhe në një takim tjetër.Basketbollisti slloven me treshe vendimtare në sekondën ka siguruar fitoren Dallasit ndaj LA Clippers. Mavericks kanë barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Clippers në kuadër të raundit të parë të Play-Off, pas fitores me rezultat të ngushtë 135:133 pas vazhdimeve. Ekipi nga Teksasi ishte i hendikepuar pa yllin Kristaps Porzingis, por përkundër që ishin në disavantazh prej 21 pikëve rikthyen gjithçka në të mirë të tyre. Luka Doncic ishte fantastik ku e mbylli takimin me ‘Triple Double’, me 43 pikë, 17 kërcime e 13 asistime. Me lojë të mirë tek Dallas u dalluan Burke me 25 pikë dhe Tim Hardaway që shtoi 21 të tjera.

{87213/}

Lou Williams me 36 pikë dhe Kawhi Leonard me 32 të tjera ishin basketbollistët më efikas te Clippers, por që atyre iu mungoi ndihma nga Paul George që e mbylli takimin me vetëm nëntë pikë. Kësisoj dueli mes dy ekipeve është barazuar tani në 2-2, teksa ndeshja e pestë zhvillohet të mërkurën pas mesnatës.

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Boston Celtics 106:110 (0-4)

Dallas Mavericks – LA Clippers 135:133 (2-2)

Brooklyn Nets – Toronto Raptors 122:150 (0-4)

Utah Jazz – Denver Nuggets 129:127 (3-1)

(Kosova Sot Online )