Menaxheri Raiola e konfirmon zyrtarisht të ardhmen e Paul Pogbas

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 09:39
Menaxheri Raiola e konfirmon zyrtarisht të ardhmen e Paul Pogbas

Manchester Unitedi nuk do ta shesë Paul Pogban këtë verë dhe bisedimet për kontratën e re do të fillojnë së shpejti, thotë menaxheri i mesfushorit francez, Mino Raiola. 27-vjeçarit – i cili i kushtoi Unitedit plot 105 milionë euro kur ble nga Juventusi më 2016 – vuajti nga lëndimet sezonin e kaluar por la mbresa pas rikthimit duke i ndihmuar Unitedit ta mbyllë sezonin në vendin e tretë në Premierligë.

Menaxheri i tij, Mino Raiola ka thënë: “Unitedi nuk do të pranojë asnjë ofertë këtë verë”. “Ne do të bisedojmë për një kontratë të re së shpejti, pa stres”, shtoi ai.Raiola theksoi po ashtu: “Ai është lojtar i rëndësishëm për Man Utd. Ky klub e ka një projekt të rëndësishëm dhe ai është 100% i përfshirë në të”.Kontrata aktuale e Pogbas me United skadon verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)