Paralajmëron Bob Arum: Joshua do ta pësojë sikur Whyte kur të përballet me Pulev

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 09:44
Paralajmëron Bob Arum: Joshua do ta pësojë sikur Whyte kur të përballet me Pulev

Anthony Joshua do të nokautohet njësoj sikurse Dillian Whyte kur të përballet me Kubrat Pulev, sepse “urat londineze po bien” – ka deklaruar Bob Arum.

Në duelin e të shtunës mbrëma, Alexander Povetkin e mposhti me nokaut në raundin e pestë britanikun, edhe pse i kishte humbur me pikë katër raundet paraprake.

Madje Whyte e kishte rrëzuar dy herë boksierin rus, por duke mos arritur ta nokautojë, teksa ai e mposhti me një të majtë të fuqishme.Dhe promovuesi i boksit, Bob Arum, i cili e përfaqëson Tyson Furyn, deklaron se edhe pjesëtari tjetër i Matchroom, Anthony Joshua, do ta përjetojë të njëjtin ndëshkim sikurse Dillian.

“Dillian Whyte ishte aq i zënë duke luftuar për pozitën e mandatarit për titullin WBC, saqë nuk e pa goditjen e Povetkin nga poshtë, që e rrëzoi në tokë”.

“Pulev do ta nokautojë Joshuan në meçin e radhës. Urat londineze po bien”, citon The Sun fjalët e Arum.

Joshua dhe Pulev pritet të përballen në muajin dhjetor (ose me 5 ose me 12 dhjetor), me shumë mundësi, në O2 Arena të Londrës.

(Kosova Sot Online )