Reagimi i Neymarit dhe Mbappes pas humbjes në finale të Champions

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 12:09
Reagimi i Neymarit dhe Mbappes pas humbjes në finale të Champions

Yjet e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar, i kanë zgjedhur rrjetet sociale për ta uruar gjigantin gjerman Bayern Munich për triumfin në finale të Ligës së Kampionëve kundër klubit të tyre.

Bayern Munich e mposhti 1:0 PSG-në në finalen e së dielës në Lisbonë, falë golit të Kingsly Coman në fillim të pjesës së dytë, duke e siguruar trofeun e gjashtë evropian dhe e kompletoi tripletën për herë të dytë në histori të klubit.

Në një ndeshje goxha të barabartë, goli i Coman ishte dallimi i vetëm mbrëmjen e së dielës, ku Bayerni u bë klubi i parë që e fiton trofeun më të çmuar evropian për klube duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Parisienët nuk ishin në gjendje ta gjenin një mënyrë për ta mposhtur Manuel Neuerin, i cili ua mohoi golat Neymarit dhe Mbappes.

Neymari e uroi Bayernin dhe këmbënguli se skuadra e tij dha gjithçka nga vetja.

“Të humbësh është pjesë e sportit, ne bëmë shumë përpjekje, luftuan deri në fund”, shkroi Neymar në Twitter.

“Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë. Urime Bayernit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )