Milani e ndan buxhetin për blerjet e verës… vetëm 30 milionë euro

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 15:10
Milani e ndan buxhetin për blerjet e verës… vetëm 30 milionë euro

Milani e ka miratuar buxhetin për blerjet e reja në tregun e kësaj vere, i cili është tejet i vogël, për shkak të ndikimit të madh financiar që ka pasur koronavirusi në sezonin 2019/20.

Ndikimi i Covid-19 ka qenë i jashtëzakonshëm dhe Milani është në mesin e shumë klubeve që kanë pësuar humbje të mëdha në të hyra dhe nga sponsorët gjatë pushimit të detyruar tremujor.

Mediat italiane raportojnë se hierarkia e kuqezinjve po punon për t’i ulur shpenzimet në klub dhe ia kanë ndarë një buxhet të vogël prej vetëm 30 milionë eurove drejtorit sportiv Paolo Maldinit.

Përveç kësaj, Maldini do të mundë t’i përdorë edhe paratë nga shitjet e mundshme të lojtarëve të Malnit.

Ndër lojtarët që pritet të shitet këtë verë është mbrojtësi anësor Davide Calabria, nga i cili Milani synon t’i fitojë 12 milionë euro.

Kontrata e re e Zlatan Ibrahimovicit nuk pritet ta prekë buxhetin në fjalë dhe Tiemoue Bakayoko mund të vijë në San Siro në huazim me opsion për t’u blerë verën e ardhshme për 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online )