Veprimi qesharak i Carrgaher që pretendoi kinse po e përkthente intervistën e Lewandowskit

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 16:27
Veprimi qesharak i Carrgaher që pretendoi kinse po e përkthente intervistën e Lewandowskit

Jamie Carragher u bë kine po e përkthente intervistën e Robert Lewandowskit pas finales së Ligës së kampionëve që Bayern Munich e fitoi kundër Paris Saint-Germain.

Ish-anëtari i Liverpoolit deklaroi se sulmuesi polak e thumbonte Romelu Lukakun dhe Jurgen Kloppin, mirëpo veprimi i tij ishte vetëm për shaka. Lewandowski luajti për më shumë se 90 minuta në triumfin e Bavarezëve ndaj parisienëve të dielën mbrëma.

Dhe Carragher që tha se ka mësuar gjuhën polake në shkollë, tentoi të përkthente intervistën e Lewndowskit, mirëpo e bëri me shaka në trajneri gjerman dhe në sulmuesin belg.

“Ndjenja më e mirë e jetës”, e përktheu Carragher.

“Nuk e besoj se po ndodh kjo gjë, pasi humba një finale kundër Bayern Munichut, tani e fitoj me ta”.

“Ai e lë fajtor Kloppin për këtë. Është dëshpërim që asnjëherë nuk ka qenë në listën e realizatorëve, ai mendon se mund të fitonte Topin e Artë, diçka që tashmë e ka humbur”.

“Kjo mendoj se e dëshmon që unë jam numri 9 më i mirë dhe jo Lukaku”, ka përkthyer Carrgaher me shaka intervistën e Lewandowskit.

(Kosova Sot Online )