Amir Rrahmani nis aventurën te Napoli: “Stërvitja e parë”

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 21:11
Amir Rrahmani nis aventurën te Napoli: “Stërvitja e parë”

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i është bashkuar skuadrës së vet të re, Napolit, për përgatitjet parasezonale dhe ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, i ka mbledhur djelmoshat e vet për kampion parasezonal në Abruzzo, pjesë e të cilit është edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

Qendërmbrojtësi prishtinas Rrahmani nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar, pasi gjiganti i Serie A i pagoi 9.5 milionë euro për ta blerë atë nga Verona.

Por Napoli e la 26-vjeçarin të qëndrojë te Verona në huazim deri në përfundim të sezonit 2019/20 dhe tani pas përfundimit të tij, kosovari i është bashkuar shokëve të rinj në Sao Paolo.

Napoli do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë kampit stërvitor më 28 gusht dhe më 4 shtator.

“Stërvitja e parë”, ka shkruar Amiri në Instagram, derisa ka postuar edhe disa fotografi.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës shpreson të bëhet i rëndësishëm te Napoli po aq sa për një kohë të shkurtër, u bë te Hellas Verona. 

(Kosova Sot Online)