A do të burgoset Maguire në Greqi? Flet avokati grek

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 11:30
A do të burgoset Maguire në Greqi? Flet avokati grek

Harry Maguire nuk do të përballet me burgim edhe nëse shpallet fajtor për sulm të rëndë dhe për përpjekjet e për t’i dhënë ryshfet zyrtarit policor, sipas avokatit të tij në Mykonos.

Kapiteni i Manchester Unitedit i ka kaluar dy netët e fundit në paraburgim, pasi u arrestua gjatë pushimeve me familje dhe miq në ishullin grek, Mykonos.

Policia greke ka thënë se përfaqësuesi i kombëtares së Anglisë ishte acaruar edhe me një oficer i cili kishte tentuar ta ndalte përleshjen.

Maguire i mohon akuzat për sulm të rëndë dhe për ryshfet.

Zannis Panayotakopoulos, avokat në Mykonos, ka thënë se akuzat me të cilat përballet Maguire shkelje e vogël dhe assesi prej shkeljeve më të rënda.

“Reshfeti është krim shumë serioz në Greqi. Por unë besoj se tani është bërë shkelje e vogël. Dënimi më i rëndë mund të jetë pesë vjet burgim dhe një gjobë”, tha avokati grek.

“Por shumica e këtyre krimeve përfundojnë me gjoba të larta dhe assesi me burgim. Në Greqi, në sistemi tonë ligjor, ne kemi mundësi të dytë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)