Avokati: Dy shqiptarë e injektuan motrën e Maguire, të cilës i ra të fikët në vend

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 14:34
Avokati: Dy shqiptarë e injektuan motrën e Maguire, të cilës i ra të fikët në vend

Alexis Anagnostakis, avokati i Harry Maguire, ka thënë sot para gjykatës në Greqi se dy burra shqiptarë iu ishin afruar motrës së Maguire – Daisy – të cilës i ra të fikët menjëherë pasi ata e injektuan me një substancë të panjohur.

Kapiteni i Manchester Unitedit Maguire i ka kaluar dy netët e fundit në paraburgim, pasi u arrestua gjatë pushimeve me familje dhe miq në ishullin grek, Mykonos.

Maguire ishte përfshirë në një përleshje mes dy grupeve gjatë pushime në Greqi.

Gjykimi ndaj tij për akuzat për sulm të rëndë dhe për përpjekje për t’i dhënë ryshfet një zyrtari nisi sot.

Anagnostakis tha sot para gjykatës në Syros: “Dy burra shqiptarë iu afruan motrës së Maguire, Daisy, e cila i humbi ndjenjat menjëherë pasi u injektua me një substancë të panjohur”.

Ata kishin kërkuar transport për ta dërguar atë spital, por ishin dërguar në stacionin policor, sipas avokatit të tij grek.

Policia greke ka thënë se përfaqësuesi i kombëtares së Anglisë ishte acaruar edhe me një oficer policor, i cili kishte tentuar ta ndalte përleshjen.

Maguire i mohon akuzat për sulm të rëndë dhe për ryshfet.

Maguire nuk do të përballet me burgim edhe nëse shpallet fajtor për sulm të rëndë dhe për përpjekjet e për t’i dhënë ryshfet zyrtarit, sipas një avokati grek.

Zannis Panayotakopoulos, avokat në Mykonos, ka thënë se akuzat me të cilat përballet Maguire shkelje e vogël dhe assesi prej shkeljeve më të rënda.

“Ryshfeti është krim shumë serioz në Greqi. Por unë besoj se tani është bërë shkelje e vogël. Dënimi më i rëndë mund të jetë pesë vjet burgim dhe një gjobë”, tha avokati grek.

“Por shumica e këtyre krimeve përfundojnë me gjoba të larta dhe assesi me burgim. Në Greqi, në sistemi tonë ligjor, ne kemi mundësi të dytë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)