Messi njofton zyrtarisht për të ardhmen në ditët në vijim

  • S.A /
  • 25 August 2020 - 15:47
Messi njofton zyrtarisht për të ardhmen në ditët në vijim

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, do të njoftojë zyrtarisht në ditët në vijim për planet e veta për të ardhmen. Interi dhe Manchester City i kanë nisur përpjekjet për ta rrëmbyer atë gjatë kësaj vere, pas lajmeve se e ardhmja e tij në Camp Nou është e pasigurt. Sipas gazetës argjentinase, Ole, Messi do të tregojë zyrtarisht në ditët në vazhdim se cilat janë qëllimet e tij dhe do të konfirmojë nëse do të jetë pjesë e Barcelonës apo jo. Messi është i zhgënjyer dhe dëshpëruar me hierarkinë e klubit katalonas, veçanërisht pas turpërimit që ia shkaktoi Bayern Munich, duke e mundur 8:2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Thuhet se marrëdhëniet e tij me presidentin Josep Maria Bartomeu janë prishur plotësisht, posaçërisht pas dështimit të tij për t’ia plotësuar argjentinasit dëshirën për ta pasur përsëri Neymarin në skuadër. Messi e kishte një takim me trajnerin e ri të Barçës, Ronald Koeman, për të ardhmen e vet, në të cilin thuhet t’i ketë thënë atij se më shumë e sheh veten jashtë Camp Nou sesa brenda.

(Kosova Sot Online )