Ish-presidenti i Barcelonës e godet Messin: S’mund të largohesh

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 08:34
Ish-presidenti i Barcelonës e godet Messin: S’mund të largohesh

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka këmbëngulur se Lionel Messi nuk mund të largohet nga Camp Nou si lojtar i lirë, përkundër faktit se i ka kërkuar bordit të klubit ta lirojë nga kontrata.

Gaspart theksoi se kontrata e tanishme e Messit me Barçën nënvizon se argjentinasi ka pasur mundësi ta aktivizonte klauzolën e lirimit deri në qershor, gjë që nuk e ka bërë.

Prandaj, sipas tij, Messi mund ta largohet vetëm nëse paguhen 700 milionë eurot e klauzolës së tij nga cilido klub që dëshiron ta blejë.

Joan Gaspart, ish-president i Barcelonës

Por Barcelona mund edhe të pranojë të negociojë për çmimin e Messit me klubet që e duan.

“Messi nuk mund të largohet tani. Ai duhet të largohet në vitin 2021 nëse do”, tha Gaspart për MARCA.

“Unë e kam parë kontratën e tij dhe gjithçka është e qartë. Klauzola e tij mbaroi në qershor dhe nuk ka kthim mbrapa”, shtoi ai.

“Klubi është shefi këtu e jo lojtari. Klubi i paguan lojtarët. Kjo nuk është çështje parash, ai ka nënshkruar kontratë dhe kjo është e tëra”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )