Guardiola dhe Messi biseduan në telefon për kalimin e argjentinasit në Man City

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 09:04
Guardiola dhe Messi biseduan në telefon për kalimin e argjentinasit në Man City

Pep Guardiola dhe Lionel Messi e patën një bisedë telefonike javën e kaluar, për të diskutuar për mundësinë që sulmuesi i Barcelonës t’i bashkohet Manchester City gjatë kësaj vere, sipas burimeve të ESPN.

Messi e tronditi Barçën dhe botën e futbollit të martën kur e njoftoi bordin e klubit se ka për qëllim të largohet këtë verë, pavarësisht se ka marrëveshje me klubin për të qëndruar deri në verën e vitit 2021.

Barcelona është përgjigjur duke i kërkuar atij të qëndrojë në klub të cilit iu bashkua si adoleshent para 20 vjetëve.

ESPN raportoi të hënën se City është duke i bërë llogaritë për të kuptuar nëse është në gjendje ta blejë Messin pa e shkelur ligjin e UEFA-s për ndershmëri financiare.

Në afatet e kaluara kalimtare, City e ka vlerësuar si të pamundur transferimin e Messit, por optimizmi i gjigantit anglez është rritur shumë këtë verë, veçanërisht pas bisedës që Guardiola e kishte me Messin javën e kaluar.

Pep dhe Leo i kanë kaluar katër vjet së bashku në Barçë, nga viti 2008 deri më 2012.

ESPN thotë se Guardiola ia ka shpjeguar Messit projektin që e pret në Angli nëse vendos t’i bashkohet Cityt.

(Kosova Sot Online  )