Barcelona: Dorëzohet mocioni i mosbesimit kundër presidentit Bartomeu dhe bordit të drejtorëve

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 11:02
Barcelona: Dorëzohet mocioni i mosbesimit kundër presidentit Bartomeu dhe bordit të drejtorëve

Kandidati për president të Barcelonës, Jordi Farre, ka njoftuar se sot në mëngjes e ka dorëzuar mocionin e mosbesimit kundër presidentit të tanishëm të klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe bordit të drejtorëve.

Vendimi i Farre vjen një ditë pasi Lionel Messi kërkoi të largohet nga Barcelona duke e aktivizuar një klauzolë në kontratën e vet, e cila ia mundëson të largohet si lojtar i lirë.

Të gjithë anëtarët e Barcelonës kanë të drejtë ta nënshkruajnë mocionin kundër Bartomeut, i cili do të procedohet nëse i merr nënshkrimet e mjaftueshme.

Bartomeu do të detyrohet të largohet nga posti i presidentit, nëse 66 për qind të anëtarëve të klubit votojnë kundër tij.

“Siç thashë dje, sapo e dorëzova mocionin e mosbesimit kundër Josep Maria Bartomeu dhe tërë bordit të drejtorëve, ata nuk mund të jenë në krye të klubit as edhe një minutë”, shkroi Farre në Twitter.

(Kosova Sot Online )