Heshtje totale nga Messi, tani për tani

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 11:14
Heshtje totale nga Messi, tani për tani

Lionel Messi nuk e ka thënë asnjë fjalë publikisht deri tani, në lidhje me largimin nga Barcelona, të cilin ia kërkoi klubit përmes një shkrese të martën.

Messi e tronditi Barçën dhe botën e futbollit të martën kur e njoftoi bordin e klubit se ka për qëllim të largohet këtë verë, pavarësisht se ka marrëveshje me klubin për të qëndruar deri në verën e vitit 2021.

Barcelona është përgjigjur duke i kërkuar atij të qëndrojë në klub të cilit iu bashkua si adoleshent para 20 vjetëve.

Në marrëveshjen e Messit me Barçën ekziston një klauzolë që ia mundëson atij largimin si lojtar i lirë çdo vit. Por për ta arritur këtë, argjentinasi duhet ta njoftojë klubin nga muaji maj deri në qershor, gjë që ai nuk e ka bërë.

Prandaj në Barcelonë këmbëngulin se Messi nuk mund të largohet pa asnjë qindarkë.

Messi nuk ka thënë asgjë në publik deri tani në lidhje me largimin.

Përkundër faktit se superylli argjentinas nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, ai nuk e ka thënë asnjë fjalë që prej se klubi udhëtoi për Portugali për fazën finale në Ligën e Kampionëve në fillim të muajit.

Postimi i fundit i Messit në rrjetet sociale ishte para gati 20 ditëve, para se Barcelona të turpërohej 8:2 nga Bayern Munich.

(Kosova Sot Online )