Kështu mund të duket formacioni i Cityt me Messin në krye të skuadrës

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 12:36
Kështu mund të duket formacioni i Cityt me Messin në krye të skuadrës

Është duke u raportuar nga mediat ndërkombëtare se Lionel Messi e dëshiron transferimin te Manchester City.

Ylli argjentinas ka dorëzuar letrën te Barcelona për largim në këtë verë, derisa tenton të kalojë te Citizens si lojtar i lirë.

33-vjeçari ka raporte fantastike me Pep Guardiolën e Sergio Agueron, andaj kjo mund të ndikojë që ai të kalojë në Etihad Stadium në këtë verë. Me kalimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë te City, skuadra do të pësonte disa ndryshime, e që kundërshtarët natyrisht se do t’i frikësoheshin përballjeve me ta.

Guardiola ka arritur të ndërtojë një skuadër të fuqishme te Citizens, mirëpo nëse në krye të saj vije Messi, atëherë në Premier Ligë do të mund të dominon lehtësisht, derisa qëllimi kryesor është Liga e Kampionëve.

Në formacionin e Cityt, argjentinasi do të luante në sulm me Agueron dhe Raheem Sterlingun, duke krijuar kështu një sulm mjaftë të shpejtë.

(Kosova Sot Online )