Blerja e re e Barcelonës: Dua që Messi të qëndrojë

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 14:28
Blerja e re e Barcelonës: Dua që Messi të qëndrojë

Francisco Trincao u prezantua sot si lojtar i ri i Barcelonës dhe natyrisht se nuk mundi t’iu shmangej pyetjeve për Lionel Messin, i cili e ka kërkuar largimin nga Camp Nou. Trincao nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Barçën në janar, por u la në huazim në Braga deri në përfundim të këtij sezoni. Blerja 31 milionë eurosh e Barçës u prezantua sot dhe tha se shpreson se Lionel Messi do të mbetet në Camp Nou.

“Me Ronald Koemanin nuk kam folur ende. Dua që Messi të qëndrojë, por nuk është kjo pyetje të cilës duhet t’i përgjigjem unë”, tha Trincao. Në lidhje me kalimin në Barcelonë, ai shtoi: “Jam krenar që jam në klubin më të mirë në botë”. Kapiteni Messi e ka njoftuar Barcelonën se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

(Kosova Sot.Online )