Rrahmani: Shpresoj të shënoj me Napoli

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 16:35
Rrahmani: Shpresoj të shënoj me Napoli

Protagonist i sotëm në Castel di Sangro në Napoli, ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës, ish mbrojtësi i Veronës Amir Rrahmani. Mburoja e re e Gennaro Gattusos ka folur për kalimin e tij në Napoli dhe pritjet e tij për sezonin e ri.

“Kam luajtur para mbrojtjes për rreth dy vite, por mandej në skuadra të tjera dhe në Kombëtare kam luajtur në të gjitha pozitat e katërshes mbrojtëse. Kështu që nuk është diçka e panjohur për mua. Unë shënova në vitin e parë në Serie A. Jam një mbrojtës që tentoj të shënoj shumë, shpresoj që të shënoj edhe me Napolin”, ka thënë Rrahmani në konferencën e tij për shtyp. Fjalë të mira për Rrahmanin ka folur edhe Cristiano Giuntoli, i cili ka thënë që e ka dashur me çdo kusht Rrahmanin në skuadër. “Ne e kishim vërejtur tashmë atë dhe ndeshjet e tij. E përcillom nga ndeshja kur u përballëm me Veronan dhe na bëri menjëherë përshtypje dhe ne kërkuam nga ish klubi i tij informacion pasi që dikush ishte interesuar për të par aneve. Ne duhej të vepronim shpejt dhe ta transferonim atë para tyre”, ka thënë Guuntoli.

(Kosova Sot Online )