Lojtarët e Chelseat në karantinë, para fillimit të sezonit në Premierligë

  • S.A /
  • 27 August 2020 - 09:04
Lojtarët e Chelseat në karantinë, para fillimit të sezonit në Premierligë

Të paktën katër lojtarë të Chelseat janë detyruar të futen në karantinë në përputhje me udhëzimet e qeverisë britanike, ka njoftuar klubi londinez.

Chelsea kreu teste për koronavirus në fund të javës së kaluar, para rikthimit në stërvitje, në përputhje me protokollin e Premierligës para fillimit të sezonit të ri 2020/21, i cili nis në fundjavën e 12 shtatorit, transmeton.

Derisa është e paqartë nëse ndonjëri prej anëtarëve të stafit të trajnerit Frank Lampard ka dalë pozitiv, klubi ka njoftuar se disa futbollistë të tij janë në karantinë tashmë.

“Një numër i lojtarëve tanë po i ndjekin udhëzimet e qeverisë për karantinën, por ne nuk do t’i zbulojmë emrat e tyre”, ka thënë Chelsea në një komunikatë.

Deri tani janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus në 12 klube të Premierligës.

Chelsea do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Brightonin të shtunën, ndërsa sezonin në ligën elitare angleze do ta nisë më 14 shtator po ashtu kundër Brighton.

(Kosova Sot Online)