Reagon babai i Messit, pas audios ku ylli i Barçës gjoja rrëfehet se po i bashkohet Man Cityt

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 12:43
Reagon babai i Messit, pas audios ku ylli i Barçës gjoja rrëfehet se po i bashkohet Man Cityt

Babai i Lionel Messit, Jorge Messi, i ka mohuar pretendimet e televizionit argjentinas, La Nacion, se djali i tij ka konfirmuar se e ardhmja e vet është larg Barcelonës dhe se ajo i përket Manchester Cityt tanimë.

Në një audio të publikuar të mërkurën mbrëma nga ky televizion, Messi gjoja dëgjohej duke thënë se ka vendosur bashkë me bashkëshorten e vet, Antonelën, për t’u larguar nga Barcelona, me qëllim që t’i bashkohet Pep Guardiolës në Etihad.

“Kam vendosur me Antonelën (bashkëshorten) për t’u larguar nga Barça. Më dhemb në shpirt, por është punë e kryer. Ky kapitull është mbyllur”.

“Do të flas me Pepin, në mënyrë që ai ta organizojë mbërritjen time në City. Futbolli atje është spektakolar dhe u përshtatet synimeve të mia”, Messi gjoja thotë në audion e publikuar nga ky televizion.

Por, kjo audio është e rreme dhe në të flet një imitues, sipas babait dhe menaxherit të Messit, Jorges.

Në një reagim në rrjetet sociale, Jorge shkroi: “Përshëndetje La Nacion, kjo është rrenë. Messi nuk e ka bërë një rrëfim të tillë. Ajo audio është prej një imituesi”.

(Kosova Sot Online)