Drita i drejtohet CAS-it, flet avokati Tettamanti

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 12:54
Drita i drejtohet CAS-it, flet avokati Tettamanti

Drita do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) përjashtimin nga Liga e Kampionëve pas rregullave të reja të UEFA-s gjatë pandemisë koronavirus.

Bardhekaltërit besojnë që humbja në tavolinë ndaj ekipit të Linfield (3:0), ishte e padrejtë dhe kësisoj janë optimistë që do të marrin një dëmshpërblim të majmë.

UEFA në koordinim me autoritetet e Zvicrës kishte anuluar takimin për shkak se dy futbollistë të Dritës kishin dalë pozitivë në testin për Covid-19.

Drita ka angazhuar avokatin zviceran, Luca Tettamanti, i cili do t’i ndjekë procedurat për të apeluar rastin.

Në një prononcim për “Associated Press”, Tettamanti ka theksuar që është duke procudar me fakte.

“Ne jemi duke proceduar me rastin bazuar në fakte”, deklaroi Tettamanti për “AP”.

Ndërkohë, Drita do të vazhdojë garat në kualifikimet e Ligës së Evropës, ku është në pritje të kundërshtarit.

(Kosova Sot Online)