Cristiano zbulon pse Napoli vendosi ta blejë Rrahmanin midis sezonit

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 13:13
Cristiano zbulon pse Napoli vendosi ta blejë Rrahmanin midis sezonit

Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit, është rikthyer të flasë për blerjen e janarit, Amir Rrahmani.

Ai ka ka lavdëruar mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, që këto ditë iu bashkua klubit në stërvitje para nisjes së sezonit 2020/21.

Cristiano ka treguar se ishte i domosdoshëm transferimi i Amirit disa muaj më parë, për shkak se atë e kërkuan shumë klube.

“E shikuam Amirin kur ishte te Verona dhe u impresionuam me atë që pamë”, tha Cristiano.

“Kërkuam më shumë detaje dhe kuptuam që edhe disa klube tjera janë duke e monitoruar, kështu lëvizëm shpejt dhe e transferuam atë”. 

(Kosova Sot Online)