Messi po planifikon ta thyej heshtjen dhe t’iu drejtohet tifozëve

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 14:19
Messi po planifikon ta thyej heshtjen dhe t’iu drejtohet tifozëve

Lionel Messi është bërë njeriu më i përfolur në botë pas kërkesës që ia bëri Barcelonës për ta liruar nga kontrata në mënyrë që të largohet nga Camp Nou.

Kërkesa e Messit ka shkaktuar “tërmet” në Barcelonë, ku nuk kanë munguar as protestat e tifozëve që e kërkojnë qëndrimin e tij në klub dhe largimin e presidentit Bartomeo.

Ndërsa, në gjithë Evropën po pritet transferimi i Messit në një klub tjetër, ndërsa Manchester City shihet favorit për t’i siguruar shërbimet e tij para PSG-së dhe Interit.

Por, vet lojtari ende nuk ka folur rreth situatës së krijuar në mes tij dhe Barcelonës.

Disa media po raportojnë se argjentinasi po planifikon ta thyej heshtjen. Këto ditë pritet që Messi të dal para mediave ose përmes një deklarate ta shpjegojë situatën dhe t’i thotë vendimet dhe pikëpamjet e tij.

Kjo për shkak se ndihet i obliguar moralisht që t’iu drejtohet tifozëve të Barcelonës të cilit prej shumë vitesh e kishin idhull, por edhe miliona fansave të tij nëpër botë, që kanë mbetur të shokuar me kërkesën e tij për t’u larguar nga Barcelona. 

(Kosova Sot Online)