Messi vendos të flasë dhe të shpjegojë pse po largohet nga Barcelona

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 15:28
Messi vendos të flasë dhe të shpjegojë pse po largohet nga Barcelona

Lionel Messi ka për qëllim ta thyejë heshtjen dhe t’i shpjegojë arsyet pse vendosi ta braktisë Barcelonën.

Nuk dihet data se kur, por sipas Goal argjentinasi synon ta ofrojë versionin e vet të ngjarjes në ditët në vazhdim,

Dëshira e Messit është t’u dërgojë mesazh tifozëve, të cilët i kanë qëndruar besnik të mëdhenj gjithmonë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka për qëllim të shpjegojë përse e ndien nevojën për t’u larguar nga shtëpia ku i kaloi 20 vjetët e fundit të jetës.

Në vitet e fundit, Messi ka lënë të kuptohet se gjërat nuk po shkonin mirë në Camp Nou dhe pas një sezoni dëshpërues dhe tejet zhgënjyes këtë vit, të cilin Barcelona e përmbylli me një humbje turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ai duket përfundimisht i vendosur të ikë.

Messi nuk ka folur që prej asaj humbje, duke zgjedhur të heshtë, por nuk do të vonojë shumë dhe ai do ta thyejë atë, sipas Goal.

(Kosova Sot Online)