Mesazhi lamtumirës nga Mërgim Vojvoda

  • S.A /
  • 27 August 2020 - 16:10
Mesazhi lamtumirës nga Mërgim Vojvoda

Vojvoda do ta vazhdojë karrierën në Serie A. Ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Torinon.

Mërgim Vojvoda i ka dhënë lamtumirën klubit të fëmijërisë, Standard Liège.

Përmes një postimi në Instagram, Vojvoda ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë afër të tij në ditë të mira dhe të vështira duke e ndihmuar që të arrijë këtë hap të madh në karrierë, të luajë në Serie A.

Mërgimi tashmë edhe zyrtarisht është futbollist i Torinos, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar të bëj këtë hap të madh në karrierë. Vëllezërit e mi, kam kaluar vitet më të mira me ju dhe ju falënderoi për këtë”, shkroi Vojvoda.

Ai falënderoi edhe klubin, Standard Liège, ku u rrit si futbollist, teksa u kthye të luajë në vitin 2019, pas tri viteve te Mouscron. Vojvoda falënderoi edhe tifozët. “Futbollisti i 12 në fushë, dua të ju falënderoi edhe juve gjithashtu sepse gjithmonë kam pasur mbështetjen tuaj, dashurinë dhe gjithçka. Larg nga sytë, por afër me zemër vëllezërit e mi”.

(Kosova Sot Online )