Kukësi nuk gabon, tri skuadra shqiptare në rrethin e dytë të Europa Ligë

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 22:16
Kukësi nuk gabon, tri skuadra shqiptare në rrethin e dytë të Europa Ligë

Pas Teutës së Durrësit dhe Laçit, kalimin në rrethin e dytë të Europa Ligë e ka siguruar edhe skuadra tjetër e Kukësit

Nënkampioni shqiptar nuk e kishte të lehtë shortin pasi që u përballë me skuadrën e Sllavia Sofies së Bullgarisë.

Megjithatë, kuksianët ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe arritën që ta fitojnë me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Kukësin, të cilët edhe pse sulmuan disa herë nuk arritën që të shënojnë gol.

Të tre gola u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Patrick Eze që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 56-të.

Slavia Sofia u këndell dhe filluan të sulmojnë ku shënojnë gol në minutën e 81-të me anë te Kaloyan Krastev.

Por, barazimi nuk do të zgjaste shumë.

Kukësi përsëri do ta kthente avantazhin pas katër minutave ku shënon Godberg Cooper.

Kukësi kështu bëhet skuadra e tretë shqiptare nga Superiorja e Shqipërisë që kalon në rrethin e dytë të Europa Ligës, pas Teutës së Durrësit dhe Laçit.

Edhe KF Tirana do të luajë në Europa Ligë, por ata tashmë janë në rrethin e tretë të kësaj gare ku do ta presin kundërshtarin e tyre në shortin që do të tërhiqet me 31 gusht.

(Kosova Sot Online)