Kosovare Asllani: “Real është klubi më i mirë në botë, synojmë të fitojmë”

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 09:14
Kosovare Asllani: “Real është klubi më i mirë në botë, synojmë të fitojmë”

Kosovare Asllani do ta veshë për sezonin e dytë me radhë fanellën e Real Madridit.

Por, ky sezon do të jetë shumë më ndryshe, pasi tashmë edhe zyrtarisht klubi i femrave të Real Madridit garon me logon zyrtare të klubit, diçka që s’mundi ta bëjë vitin e kaluar. Asllani i është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve të fansave në një video të publikuar nga Real Madridi në faqen zyrtare në You Tube dhe në mesin e shumë pyetjeve për jetën personale, karrierën, ishin edhe për Madridin dhe futbollistin favorit të Los Blancos.

 “Për mua është fillimisht nder dhe përgjegjësi ta veshë këtë fanellë. Ka qenë moment shumë emocionues për mua kur kam nënshkruar për klubin. Është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë synon vetëm të fitojë dhe këtë do të synojmë edhe ne që ta bëjmë”, u shpreh Kosovare Asllani.

“Do të thosha Ronaldo, ka qenë idhulli imë si fëmijë, por e dimë se në Real Madrid kanë luajtur shumë legjenda, një prej tyre Di Stefano, Zidane… shumë lojtarë të mirë kanë luajtur për këtë klub, por Ronaldo braziliani është lojtari favorit”.

(Kosova Sot Online )