Milani arrin marrëveshje me Realin për Diazin

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 09:23
Milani arrin marrëveshje me Realin për Diazin

Brahim Diaz do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Kështu raporton La Gazzetta dello Sport, sipas të cilës, Milani ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Brahim Diaz.

Kjo e përditshme raporton se në marrëveshje është përfshirë një klauzolë e blerjes, çka do të thotë se Real Madridi mund ta kthejë Diazin kurdo që mendon se është gati të luajë në ‘Santiago Bernabeu’.

Tani është në dorën e Diaz që të vendosë nëse dëshiron të shkojë në Milan. Ish sulmuesi i Mnanchester City ka luajtur vetëm 21 ndeshje që nga viti 2019 kur iu bashkua Los Blancos.

(Kosova Sot Online )