Kjo është pasuria e kampionit të UFC-së, Stipe Miocic dhe përfitimet nga meçet me Daniel Cormier

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 09:59
Kjo është pasuria e kampionit të UFC-së, Stipe Miocic dhe përfitimet nga meçet me Daniel Cormier

Stipe Miocic e vuri në lojë titullin e UFC-së në kategorinë e peshave të rënda në kuadër të evenimentit ‘UFC 252’, kundër rivalit Daniel Cormier, por sa është pasuria e yllit të MMA?

Përfitimet e 38-vjeçarit kanë qenë në rritje të vazhdueshme me kalimin e viteve, ndërsa së fundmi e mbrojti titullin në duelin e trilogjisë kundër amerikanit 41 vjeçar.

Miocic e humbi titullin ndaj Cormier në vitin 2018, ndërsa një vit më pas e riktheu atë. Ai e ka mbrojtur sërish, ndërsa humbja ndaj Daniel ka qenë e vetmja në nëntë meçe (që nga viti 2014).Pasuria e Stipe Miocic

Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e yllit amerikan me origjinë kroate para duelit të trilogjisë ka qenë katër milionë dollarë (3.4 milionë euro), kurse nga meçi i fundit fitoi rreth 750.000 dollarë (635.000 euro).

Ai ka një rekord prej 20-3 në rangjet profesionale të arteve të përziera marciale. Në debutimin e tij në vitin 2011 kishte përfituar 12.000 dollarë pas fitores ndaj Joey Beltran. Me rritjen e statusit të tij brenda UFC-së, u rritën edhe të hyrat. Në secilin prej pesë meçeve të fundit, Miocic ka përfituar nga 600.000 dollarë (508.000 euro). Dy duelet e para ndaj Cormier i kanë sjellë përfitime në kombinim prej 1.5 milion dollarësh (1.3 milion euro). Ndërkaq, në duelin e trilogjisë, Stipe fitoi 750.000 dollarë (635.000 euro), kurse Daniel përfitoi 500.000 dollarë (423.000 euro). Të hyrat e Miocic njëherësh janë rritur përmes marrëveshjeve sponsorizuese, si edhe përfitime nga abonimet për shikimet e meçeve.

(Kosova Sot Online )