Barcelona ende shpreson për Garcian

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 14:02
Barcelona ende shpreson për Garcian

Barça dëshiron ta kthejë në shtëpi Garcian.Barcelona ende është e vendosur që ta kthejë në shtëpi mbrojtësin, Eric Garcia nga Manchester City, raporton Sport. City tani kërkon shumë, Barça po shikon që të presë deri më 2021 dhe ta marrë falas, pasi atëherë do t’i skadojë kontrata.

Gjiganti i La Ligës, sidoqoftë, momentalisht ka probleme më të mëdha dhe është e fokusuar në atë se çfarë do të ndodhë me Lionel Messin, i cili zyrtarisht ka kërkuar largimin nga Barcelona.

(Kosova Sot Online )