Ndodh incidenti i papritur në ‘Air Albania’ gjatë hedhjes së shortit të Superiores

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 14:05
Ndodh incidenti i papritur në ‘Air Albania’ gjatë hedhjes së shortit të Superiores

Në ambientet e stadiumit “Air Albania”  u hodh sot shorti i Kategorisë Superiore, për sezonin 2020-2021.

Java e parë e Superligës na rezervon një superpërballje, pasi kampionët dhe nënkampionët do të përballen midis tyre më 12 shtator. Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë.

Mirëpo gjatë momentit që po hidhej shorti, ka ndodhur një incident i vogël, ku protagonist ka qenë sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku.

Këtij të fundit iu thye vazoja që mbante goglat, duke pësuar një dëmtim të lehtë në dorë. Gjithçka ka kaluar me batuta dhe shprehjen “është mbarësi”.

(Kosova Sot Online )