Klopp: Kush nuk e do Messin në ekip, por Liverpooli s’ka shanse

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 14:17
Klopp: Kush nuk e do Messin në ekip, por Liverpooli s’ka shanse

Klopp do ta dëshironte Messin në ekip, por thotë se ‘Redsat’ nuk kanë mjaftueshëm para për ta bërë goditjen më të madhe në histori të futbollit. Leo ka tronditur Barcelonën me kërkesën për t’u larguar nga “Camp Nou”

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, është pyetur nëse Liverpooli mund të tentojë ta transferojë Lionel Messin në ‘Anfield’.

Argjentinasi dëshiron të largohet nga Barcelona dhe tashmë ka zgjuar interesimeve e skuadrave të mëdha, që do të luftojnë për të pasur në ekip më të mirin e të gjitha kohëve.

Sido që të jetë, milionat që ndoshta duhet paguar për transferimin e tij dhe paga e lart, thjesht nuk janë të përballueshme për Liverpoolin, sipas Klopp.

“A do të nënshkruaje me Messin? E pamundur. Numrat nuk janë për ne”.

“A jeni të interesuar? Kush nuk do të donte ta kishte Messin në ekipin e tyre? Por s’ka shanse. Ai është lojtar i mrekullueshëm”.

(Kosova Sot Online )