Werder nuk e përjashton mundësinë që Rashica të përfundojë në Leipzig

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 14:51
Werder nuk e përjashton mundësinë që Rashica të përfundojë në Leipzig

Milot Rashica ende nuk ka vendour se ku do ta vazhdojë karrierën.

Se do të largohet nga Werder Bremen, këtë pothuajse e pranojnë edhe vet drejtuesit e klubit gjerman, por s eku do të shkojë vazhdon të jetë dilema e madhe.

Është raportuar se Aston Villa do të jetë destinacioni i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, megjithatë, Frank Baumann, drejtori sportiv i Werder Bremen për televizionin zyrtar të klubit ka deklaruar se 23-vjeçari mund të mbetet në Bundesliga.

“Leipzigu ende nuk është komplet jashtë garës për Milotin. Është lehte e imagjinueshme (kalimi i tij) në Leipzig. Do të ishte hap logjik i tij në karrierë. Duhet ta pranojmë këtë”, deklaroi ai. 

(Kosova Sot Online)