Barcelona synon të bëjë kompromis me Man City për Lionel Messin

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 09:32
Barcelona synon të bëjë kompromis me Man City për Lionel Messin

Barcelona është duke tentuar dëshpërimisht ta arrijë një marrëveshje në vlerë 280 milionë euro me Manchester City, për Lionel Messin.

Gjiganti spanjoll beson se Messi e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Pep Guardiolës në Etihad, prandaj shpreson në një ujdi fitimprurëse me anglezët, sipas Mirror.

Manchester United favorit për De Beek

Messi e ka një klauzolë lirimi në vlerë 700 milionë euro, e cila nuk mund të paguhet nga asnjë klub, sidomos në tregun e sotëm që është goditur rëndë nga ndikimi i pandemisë koronavirus.

Prandaj, Barça është e gatshme ta pranojë një ofertë para+lojtarë.

Ronald Koeman dëshiron ta rindërtojë skuadrën dhe klubi synon t’ia sigurojë atij të paktën 135 milionë euro nga shitja e kapitenit legjendar.

 Trajneri holandez i Barçës shpreson se në marrëveshje do të përfshihen Gabriel Jesus dhe Bernardo Silva, përveç parave.

Ka edhe lojtarë të tjerë të cilët Guardiola është i gatshëm t’i flijojë për Messin – përfshirë John Stones, Nicolas Otamendi, Benjamin Mendy, Joao Cancelo, Oleksandr Zinchenko dhe Angelino. 

(Kosova Sot Online)