Ish-ylli i Man United, Evra i habit të gjithë – paraqitet papritmas për ekipin amator

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 09:44
Ish-ylli i Man United, Evra i habit të gjithë – paraqitet papritmas për ekipin amator

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka çuditur me rikthimin e papritur në fushën e futbollit këtë fundjavë, kur u paraqit në një ndeshje për klubin Brentham FC – i cili bën gara në kategorinë e 11-të të futbollit anglez.

Evra, i cili u pensionua nga futbolli profesionist në vitin 2019, të dielën luajti si anësor i majtë me fanellën me numrin 11, në ndeshjen të cilën e fitoi North Greenford United me rezultat 3:2.

Paraqitja e Evras u xhirua nga një numër i madh i shikuesve të habitur, të cilët nuk mund të besonin se ish-fituesi i Ligës së Kampionëve po luante para syve të tyre në një ndeshje amatore.

Evra e falënderoi Brenthamin që e lejoi të luante dhe shkroi me shaka se shpreson se e ka bërë krenar Ryan Giggsin duke e veshur fanellën me numrin 11.

“Faleminderit që më lejuat të luaj me juve, djem. Ishte një ditë shumë e mirë, mos u brengos Giggsy, ta kam nderuar numrin e fanellës sa kam mundur”, shkroi Evra.

(Kosova Sot Online )