NBA: Edhe Clippers kalojnë në çerekfinale

  • G.G /
  • 31 August 2020 - 13:20
NBA: Edhe Clippers kalojnë në çerekfinale

Los Angeles Clippers është skuadra e radhës që siguron kualifikimin për në çerekfinalet e Play Off-it në NBA, pasi mposhti mbrëmjen e djeshme Dallas Mavericks me shifrat 111-97, në sfidën e zhvilluar në “AdventHealth Arena” të Orlandos.

Luka Doncic bëri sërish një performcanë mjaft të mirë për Mavericks, që gjithsesi morën humbjen e katërt përballë skuadrës kaliforniane dhe u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Nga ana tjetër, për Clippers shkëlqeu Kawhi Leonard me 33 pikë, 14 rikuperime dhe 7 asiste.

Denver Nuggets rihapi shpresat për kualifikim, pasi ia doli të triumfojë ndaj Utah Jazz me shifrat 119-107 dhe të barazojë në 3-3 rezultatin e përgjithshëm, ndërsa çerekfinalistja do të përcaktohet vetëm në takimin e shtatë, që do të jetë një finale e vërtetë.

Kanadezi Jamal Murray ishte fantastik për Denver, pasi arriti të shënojë 50 pikë, të rikuperojë 5 topa dhe të japë 6 asiste, ndërsa edhe Donovan Mitchell i Utah bëri një ndeshje mjaft të mirë, por që nuk i mjaftoi Jazz për të siguruar kualifikimin.

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edhe përballja e parë çerekfinale mes Toronto Raptors dhe Boston Celtics, që pa fitues këta të fundit me shifrat 112-94. Tatum, Smart dhe Brown ishin në një formë mjaft të mirë për Celtics, që dominuan në 3 nga 4 fraksionet e lojës së zhvilluar në “HP Field House” të Orlandos.

(Kosova Sot Online)