Klubet shqiptare përballen me kundërshtarë shumë të fortë në Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 13:38
Klubet shqiptare përballen me kundërshtarë shumë të fortë në Ligën e Evropës

Klubet shqiptare përballen me kundërshtarë shumë të fortë në Ligën e Evropës.Shorti i Europa League sa i përket turit të dytë kualifikues është hedhur sot në Nyon dhe menjëherë lajmi i bukur është fakti se Laçi nuk ka peshkuar Tottenham e frikshëm por Hapoel Beer Sheva (ekipin izraelit që dikur mundi Interin në Europa League). Skuadra e Armando Cungut do të luajë në shtëpi ndaj ekipit izraelit.

Sakaq, short super i keq për Teutën dhe Kukësin. Skuadra durrsake ka peshkuar Granada, ekipin surprizë spanjoll, ndërsa do të luajë në Durrës.

Kukësi i Gegës do të përplaset me ekipin e madh gjerman, Wolfsburg, edhe verilindorët në “Air Albania”. Ndeshjet, siç dihet, janë me një ndeshje “teke”. Sakaq, Shkëndija do të udhëtojë në Rumani duke u përballur me Botosani. Renova do të përballet me Hajduk Split.

SHORTI I EKIPEVE SHQIPTARE

Renova-Hajduk Split

Teuta-Granada

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan-Shkëndija

Kukësi-Volfsburg

Drita-Astana

(Kosova Sot Online )