Flet një familjar i Messit për herë të parë

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 16:50
Flet një familjar i Messit për herë të parë

Lionel Messi nuk është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron të provojë diçka të re.

Kështu ka thënë Maxi Biancucchi, kushëriri i 33-vjeçarit, që javën e kaluar zyrtarisht shokoi Barcelonën duke kërkuar largimin.

“Ai duhet të kërkojë një vend ku do të ishte i lumtur. Ishte i lumtur në Barcelonë dhe qëndroi në Barcelonë. Ajo lumturi për disa motive nuk vazhdoi më dhe dëshiron diçka të re. Mendoj se është e drejta e tij”, deklaroi ai për JUGONES.

Raportohet se destinacioni i Messit do të jetë Manchester City

(Kosova Sot Online )